“Ndihem keq që ju lamë të prisnit”, Rama: Besoj se jeni argëtuar me Flamingot

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Konferenca ka mbledhur përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmëve për vonesën, por tha se ishte në një takim me presidentin e vendit, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare.
“Ndihem shumë keq që ju lamë të prisnit, për disa minuta, unë mund t’iu garantoj që kjo nuk është model sjellje, por patëm një takim tjetër me presidentin, se na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva më shumë keq, kur iu pashë që ju mbajtën në këtë dhomë të errët, ndërkohë që jashtë është një ditë me diell.
Besoj që ju nuk doni që unë të lexoj fjalimin tim të gjatë, që tiu tregoj se sa mirë po ecin gjërat në Shqipëri. Jam i sigurt që jeni argëtuat mjaft kohët e fundit me Flamingot, edhe pse jam i bindur që nuk do të gjeni aq shumë flamingo, sa shihni në Instagramet e kolegëve tuaj.
Besoj se Shqipëria ka bërë mjaft përparime në dekadën e fundit, dhe ka kaluar nga një epokë, ku njerëzit tani mendojnë se gjërat munden që të jenë më mirë”, tha


