Botë e Çuditshme

Gjarpri “konsumon” tre topa golfi, veterinerët e shpëtojnë pa…

Një gjarpër në San Antonio, SHBA, i ka habitur veterinerët pasi kishte gëlltitur tre topa golfi. Në South Texas Avian & Exotic Hospital, veterinerët arritën t’i nxirrnin të tre topat pa kryer operacion. Gjarpri u vu nën sedacion dhe specialistët i shtynë me kujdes topat drejt gojës, duke i hequr një nga një.

Rasti u publikua dhe tërhoqi vëmendje të madhe në internet për shkak të situatës së pazakontë. Një rast që tregon se veterinerët mund të përballen me surpriza nga më të çuditshmet.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.