Aktualitet

Merr flakë lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami!

Një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tre banesa që ndodhen mbi ambientin.

Shkaqet ende nuk janë përcaktuar, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Lokali është i njëjti ambient ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Autoritetet greke nuk kanë deklaruar deri tani nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident të rastësishëm apo për një akt të qëllimshëm.

Policia greke dhe ekipet hetimore po mbledhin prova në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të incidentit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.