FSHF vijon me investimet në infrastrukturë, Stadiumi ‘Myslim Koçi’ në Gramsh po shkon drejt përfundimit Dy fitore në dy ndeshjet e para për Jorge Jesus në pankinën e Portugalisë, por është e lehtë të imagjinohet se te të përditshmet portugeze, tema kryesore e diskutimit ishte qëndrimi i Cristiano Ronaldos në stol për të 90 minutat e ndeshjes me Norvegjinë, diçka që nuk ndodhte prej më shumë se 6 mijë ditësh.
Një situatë që 41 vjeçarit nuk i pëlqeu aspak duke qenë se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, 5 herë fituesi i Topit Të Artë iu drejtua dhomave të zhveshjes në vend që të uronte shokët e skuadrës dhe të përshëndeste tifozët, siç bënë të gjithë futbollistët e tjerë që qëndruan në pankinë.
Pas përfundimit të ndeshjes Jorge Jesus shpjegoi vendimin e tij se përse zgjodhi të lërë Cristiano Ronaldon në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Norvegjisë
‘Po mendoja të hidhja në fushë Cristianon, por ndeshja mori një tjetër rrjedhë-tha trajneri-kështu që kuptova se nuk ishte momenti i duhur për ta marrë këtë vendim. Nuk ishte për arsye fizike, ishte gati për të luajtur dhe ju kujtoj se kemi edhe 2 ndeshje të tjera për të luajtur’
Top Channel