Biletat për Izrael–Kosovë janë tashmë në shitje

Kosova do të luajë si mysafire ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Pas disfatës kundër Austrisë, “Dardanët” synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive përballë izraelitëve, të cilët kanë regjistruar dy humbje në Ligën B.

Të lidhura

None found

Takimi do të mbahet më 1 tetor 2026 në Debrecen të Hungarisë, në terren neutral. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë dhe se blerësit duhet të plotësojnë disa kërkesa gjatë regjistrimit.

Për të marrë biletë, tifozët duhet të japin numrin dhe fotografinë e letërnjoftimit ose pasaportës, emrin e mbiemrin e plotë sipas dokumentit identifikues, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.

FFK-ja thekson se të gjitha të dhënat duhet të jenë të sakta. Personat që nuk japin informacionin e kërkuar ose të dhënat e dokumentit të të cilëve nuk përputhen me ato të regjistrimit të biletës, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

Shitja e biletave për tifozët e Kosovës përfundon më 30 shtator, në orën 20:00.


Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet