web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manifesti i Ventotenes/ Peleshi: Spinelli dhe Rossi shkruan historinë në letra cigaresh

28 Shtator 2026, 11:08, Aktualitet CNA

Manifesti i Ventotenes/ Peleshi: Spinelli dhe Rossi shkruan historinë

Këtë të hënë po mbahet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda Strategjike për Zgjerimin e BE-së dhe Anëtarësimin e Shqipërisë”.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij risolli në kujtesë se manifesti për një Europë të lirë dhe të bashkuar u firmos nga intelektualët e internuar në Ventotene të Italisë.

“Në Ventotene, një ishull i vogël në detin Tirren në Itali, regjimi i Musolinit mbante të internuar kundërshtarët e tij aty.

Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi shkruan fshehurazi në letra cigaresh atë që do të ndryshonte historinë.

Ishte manifesti për një Europë të lirë dhe të bashkuar.

Mes të internuarve kishte edhe shqiptarë, bij të këtij vendi që refuzuan pushtetin fashist.

Europa e lirë u ëndërrua dhe prej tyre, njerëz pa liri dhe pa asnjë pushtet, të rrethuar nga deti dhe rojet guxuan të ëndërronin një Europë kur kufijtë nuk do të ishin më vija fronti”, tha Peleshi./ CNA





Lajmet e fundit nga