TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria është “e dashuruar” me BE dhe kërkon të bëhet pjesë e familjes, u shpreh kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërparlamentare. Për këtë arsye, kryeministri u kërkoi përfaqësuesve evropianë që mos ta lënë në baltë rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi ky do të ishte dështimi më i madh për BE.
Ai foli edhe për protestat përpara kryeministrisë duke përmendur sërish se shqiptarët kanë kuptuar se gjërat mund të jenë më mirë dhe kanë pritshmëri më të larta.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te momenti që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke ironizuar edhe vëmendjen e krijuar së fundmi rreth flamingove, ndërsa tha se shqiptarët kanë kuptuar se vendi mund të zhvillohet edhe më tej.
“Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj.”
Rama tha se shqiptarët tashmë e shohin më qartë mundësinë që vendi të ecë përpara, pavarësisht lajmeve të pasakta dhe teorive konspirative që, sipas tij, kanë shtuar barrën sociale.
“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, që mund të bëhet edhe më ndryshe, dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo.”
Kryeministri theksoi më tej se Shqipëria ka një avantazh në raport me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, pasi, sipas tij, shqiptarët vazhdojnë ta shohin me entuziazëm anëtarësimin në BE.
“Por nga ana tjetër, krahasuar me vendet e BE, ne shqiptarët kemi një përparësi të madhe, pasi ne ende e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu në vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte martesë, ndërkohë ne jemi plotësisht të angazhuar.”
“Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime. Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që ju jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i mundur që nuk do të gjeni më aq shumë apo të duken aq bukur sa në fotot që shpërndajnë kolegët tuaj, por po u referohem atyre sepse janë shembulli më i mirë.
Besoj që Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit dhe ka kaluar nga një epokë kur njerëzit mendonin që gjërat mund të bëheshin më keq te një epokë kur gjërat mund të jenë më mirë. Ky është revolucion i rritjes së pritshmërive. Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, të bëhet komplet ndryshe, që shumë gjëra po lëvizin dhe që ka zhvillim të dukshëm oër këdo.
Në të njëjtën kohë kanë pyetje dhe me të drejtë, është e natyrshme të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotme, në njëfarë mënyrë duket sikur je në Europë, në aspektin e ankthit, pasigurive, njëfarë shkalle vetmie që bëhet gjithnjë e më shumë e pranishme në jetët tona dhe hapësirën e demokracisë kur ky hutim i madh mes lirisë së fjalës ka çuar në njëfarë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër, krahasuar me të dhënat e BE, kemi një përparësi të madhe: ende e dashurojmë BE.
Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja ku më shumë merret si e mirëqenë BE, si të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar, debatojmë shumë gjëra, çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë të gjithë dakord: për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës dhe e dashurojmë Evropën. Unë shpresoj shumë që mos të na lini përsëri në baltë sepse shkon përtej, është të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë BE, do të jetë dështimi më madhor”, tha Rama.