Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!

28 Shtator 2026 | 11:18

Eurodeputeti Andreas Schieder këtë të hënë mori fjalën menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europian.

Teksa fliste, Rama u ngrit në një moment dhe iu afrua eurodeputetit duke i ndërprerë fjalën. Rama u shpreh se duhej të largohej për një takim tjetër teksa shtoi që Schieder mos t’iu fliste gjermanëve për Greqinë duke e lidhur situatën me humbjen e mbrëmshme të Gjermanisë ndaj Greqisë në Nation League.

“Kërkoj ndjesë se kam takim me gjermanet e do me duhet të iki, se nuk e lë dot të presë shumë gjatë gjermanin. Më kanë thënë që është gjerman i rëndësishëm.  Mos u përmend Greqinë gjermanëve sepse humbën dje 1-0 ndaj Greqisë në futboll. Më në fund ka ardhur koha e Greqisë të fitonte”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës

Në një lidhje live për Euronews, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë javë. Sipas tij, në ditët në vijim, edhe pse jemi...
11:15 | 28/09/2026

Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër “shkrirjes” me Korçën

Këshilli Bashkiak i Maliqit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar dhe më pas për të votuar projektvendimin për draftin e Reformës Territoriale. Mbledhja...
10:16 | 28/09/2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave. Takimi nisi në...
10:08 | 28/09/2026