Vuçiç i dorëzon zyrtarisht postin e presidentit Ana Bërnabiqit, i dhuron edhe lule

Bota

-1002-0-largimi-6aba2de351b4a.jpg
Aleksandër Vuçiç i ka dorëzuar detyrën e presidentit të Serbisë Ana Brnabiçit, e cila do ta ushtrojë përkohësisht funksionin e kreut të shtetit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua në ndërtesën e Presidencës në Beograd. Vuçiç i dorëzoi Brnabiçit dokumentacionin zyrtar dhe vulën e Presidencës, duke i kaluar asaj përgjegjësinë për ushtrimin e detyrës.

Gjatë ceremonisë u dorëzuan edhe dokumentet që lidhen me aktivitetin e Presidencës, përfshirë dekretet për dekorimet, të dhënat për faljet presidenciale, regjistrin e dhuratave dhe dokumentacionin financiar e administrativ.

Një moment i veçantë ishte në fund të takimit. Vuçiç i dhuroi Brnabiçit një buqetë me lule, pasi 28 shtatori është edhe ditëlindja e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dhe të shkoftë mbarë marrja e detyrës”, i tha Vuçiç Brnabiçit.

Brnabiç e falënderoi Vuçiçin dhe tha se për të është një nder të marrë këtë përgjegjësi. Ajo deklaroi se do ta ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e presidentit të ri nga qytetarët.

Dorëzimi i detyrës vjen pas dorëheqjes së Vuçiçit nga posti i presidentit, duke hapur rrugën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.


 

ME TE LEXUARAT