Këshilli Bashkiak i Maliqit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Korçës, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.
Gjatë mbledhjes së radhës, këshilltarët bashkiakë shqyrtuan propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, ndërsa mendimi zyrtar i këshillit pritet t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.
Pranvera Begolli, Kryetare e KB: Në lidhje me reformën territoriale për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës, po ju bëjmë me dije që komisioni i mbledhur sot,ka vendosur duke u bazuar në disa të dhëna. Aktualisht përpara kemi një raport përmbledhës mbi konsultimet publike që i duhet t'i paraqitet detyrimisht parlamentit, ku në të gjitha dëgjesat që janë bërë me qytetarët dhe ku cilësohet fare qartë dhe fare mirë konkluzioni i përgjithshëm, thuhet: qëndrimi dominues dhe i përsëritur kundër propozimit për bashkimin me Bashkinë Maliq me Bashkinë e Korçës. Pra, të gjitha dëgjesat që janë bërë përmes qytetarëve kanë qenë kundër këtij bashkimi. Gjithashtu na ka ardhur dhe një draft, një projektvendim për të parë mosdakordësinë apo dakordësinë me bashkimin e Korçës, ku komisioni duke hequr pikën 3 dhe 4 të këtij projektvendimi, gjithashtu duke hequr dhe një fjalë ku thuhet 'të konstatoj se mendimi i popullsisë së njësive të prekura nga organizimi i përfshirë i popullsisë i territorit aktual të Bashkisë Maliq hiqet fjala dhe Bashkisë Korçë'.
Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak votoi kundër bashkimit me Korçën. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë u shprehën kundër propozimit, ndërsa vetëm një votë ishte pro.
Me këtë vendim, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka përcaktuar qëndrimin zyrtar të institucionit në lidhje me ndryshimet e mundshme të ndarjes administrativo-territoriale.
© SYRI.net
Rama sulmon protestuesit, kërcënon BE-në dhe i kthehet raportuesit të PE: Bjeri shkurt se kam takim
Shkaktarët e skandalit të SHISH mbledhin këshillin e Sigurisë Kombëtare! Aferat ku janë përfshirë emrat e ulur në tryezën e Begajt
Maliqi kundër bashkimit më Korçën/ Aliolli: Rama - Peleshi të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe këshilltarëve bashkiakë