web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadorja e BE-së: Të vazhdojnë reformat dhe funksionimi i institucioneve të pavarura

28 Shtator 2026, 11:26, Aktualitet CNA

Ambasadorja e BE-së: Të vazhdojnë reformat dhe funksionimi i

Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, në fjalën e saj në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda Strategjike për Zgjerimin e BE-së dhe Anëtarësimin e Shqipërisë” ka deklaruar se faza në të cilën ndodhet Shqipëria sa i përket rrugës për anëtarësimin në BE do të duhet të ketë institucione që funksionojnë të pavarura.

Ambasadorja e BE-së theksoi se duhet të vazhdojnë reformat për sundimin e ligjit.

Nga ana tjetër, kërkoi që të dëgjohet zëri i qytetarëve pasi procesi merr kuptim kur ata arrijnë të shohin se çfarë do të thotë BE për jetën e tyre të përditshme.

“Sa më pranë ecni me anëtarësinë aq më intensiv bëhet procesi. Zbatimi është aspekti i pazvëndesueshëm.

Pa të anëtarësimi në BE do të mbetet një synim i largët.

Fazat në të cilat ndodhet Shqipëria do të kërkojnë që institucionet të funksionojnë të pavarura dhe reformat për sundimin e ligjit duhet të vazhdojnë.

Të dëgjohet zëri i qytetarëve se procesi merr kuptim kur ata arrijnë të shohin se çfarë do të thotë BE për jetën e tyre të përditshme”, tha ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.





Lajmet e fundit nga