El Niño vesh me lule shkretëtirën e Atakamës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2026, 11:30

Shkretëtira e Atakamës në Kili është shndërruar në një spektakël natyror, teksa reshjet e pazakonta kanë zgjuar farat e fjetura prej vitesh. Në disa zona janë regjistruar deri në 180 mm reshje, favorizuar nga fenomeni El Niño, duke krijuar fenomenin e njohur si “Shkretëtira e Lulëzuar”.

Rreth 200 lloje bimësh kanë çelur, duke krijuar një tapet mahnitës me ngjyra rozë, të bardha dhe të verdha që shtrihet në mijëra hektarë. Lulëzimi, një fenomen ciklik që shfaqet zakonisht çdo disa vite, këtë herë është përshëndetur si një nga më të veçantët e dekadave të fundit.

Pamja e rrallë ka tërhequr vizitorë të shumtë, ndërsa lulëzimi pritet të vazhdojë deri në tetor. Atakama, një nga shkretëtirat më të thata të planetit dhe një prej vendeve më të rëndësishme për astronominë, po ofron këtë vit një pamje krejt tjetër: një det lulesh nën qiellin e saj të famshëm të pastër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit