AKTUALITET /

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €”, kapen 2 të rinjtë që tentuan të mashtronin Armand Dukën! Kreu i FSHF: Ja çfarë u thashë

Dy të rinjtë u arrestuan teksa prisnin të merrnin paratë nga i moshuari.

Shkruar nga Versus

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €”, kapen 2

Tiranë- Dy persona të identifikuar si Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç janë arrestuar nga policia pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën.

Të rinjtë kanë komunikuar me Dukën duke iu prezantuar si Taulant Balla dhe duke i kërkuar që t’u jepte 100 mijë euro në kriptovaluta. Biznesmeni menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për tentativë mashtrimi dhe njoftoi policinë.

Duka gjatë komunikimit me autorët, u kishte thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i kishte orientuar të lidheshin me djalin e tij. Më pas një punonjës i infiltruar i policisë u prezantua tek mashtruesit si djali i Armand Dukës duke u thënë se paratë mundej vetëm t’ua dërgonte ‘cash’. Në atë moment është bërë e mundur arrestimi i të rinjve që dyshohet se janë pjesë e mashtruesit Florian Gjergji i cili taktika të ngjashme i ka përdorur edhe më parë. Versus.al

Poll