Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër shkrirjes me Korçën!

Këshilli Bashkiak i Maliqit u thirr sot për të diskutuar dhe votuar më pas projektvendimin për draftin e Reformës së Territoriale. Të majtë e të djathtë janë bërë bashkë duke votuar kundër draftit. Në total ishin 21 vota kundër bashkimit dhe vetëm një votë pro.

Ky votim kundër vjen pas mbledhjes së fundit ku të majtët e braktisën mbledhjen e këshillit me pretendimin se u nevojitet kohë për t’u njohur me këtë draft dhe askokohe nuk pati ansjë vendimmarrje.

Këtë herë duket se të majtët kanë qenë të bindur se diçka e tillë nuk është në favorin e banorëve dhe territorit të bashkisë Maliq dhe kanë ngritur kartonat kundër.

Mesa duket as vetë kryeministri Rama i cili disa javë më parë ishte në Korçë për të diskutuar këtë draft, nuk ka arritur t’i bindë të majtët për të votuar pro këtij drafti.

Edhe banorët e Maliqit apo eksponentë të politikës lokale e deri te përfaqësues të administratës janë shprehur publikisht kundër kësaj reforme dhe shkrirjes së Maliqit me Korçën.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.