Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
28/09/2026 11:40
Në seancën e radhës të gjykimit paraprak, e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar.
Të njëjtën kërkesë për gjykatën e kishin edhe katër të akuzuarit e tjerë, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Gjykata nuk arriti të konkludonte me vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes, dhe shtyu seancën për në tetor. Në seancën e radhës pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar.
Top Channel