Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një 64-vjeçari përmes një skeme mashtrimi në një platformë komunikimi online.
Operacioni i koduar “Seen” u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, pas kallëzimit të bërë nga 64-vjeçari.
Në pranga u vunë E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në momentin kur, sipas policisë, po merrnin shumën prej 100 mijë eurosh nga kallëzuesi.
Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë kanë komunikuar me 64-vjeçarin përmes një profili të rremë në rrjetet sociale. Sipas policisë, profili ishte krijuar duke përdorur të dhënat e një personi të njohur të viktimës, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar paratë.
Policia thotë se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në skemën e mashtrimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!
- 11:35 Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit
- 11:26 “Luaj me gangsterin rus apo me lodrat kineze?”, Rama: Vendet kandidate duhet të jenë rreth tavolinës së BE-së
- 11:20 Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
- 11:18 Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg
- 11:18 Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!
- 11:15 Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës