Vrasja e Egli Progës, shtyhet seanca. Të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në seancën e radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Proges, e cila zgjati më shumë se dy orë, të akuzuarit kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.

Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes së tij nga të akuzuarit e tjerë, si dhe zhvillimin e gjykimit të shkurtuar.

Të njëjtën kërkesë drejtuar gjykatës e kanë paraqitur edhe katër të akuzuarit e tjerë në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca është shtyrë për në muajin tetor, kur pritet të vendoset nëse procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Proges do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?