Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Beg...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
• Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërqeveritare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku morë pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe Parlamentit Europian. • I pari që mori fjalën ishte Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili deklaroi se procesi i integrimit europian i Shqipërisë nuk duhet të mbështetet vetëm te institucionet politike, por edhe te mbështetja e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. • Peleshi theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke shtuar se duhet vijuar puna për të rritur mbështetjen e publikut në vendet anëtare për zgjerimin e BE-së. • Kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij me batuta duke deklaruar se preferon që të flasë vetë anglisht pasi nuk ka besim te përkthyesit. • Në fjalën e tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmërve për vonesën, duke thënë se ishte për shkak të një takimi me Bajram Begajn. • Ai sërish sulmoi protestuesit duke thënë se flamingot nuk nuk duken aq bukur sa në foto. • Rama e cilësoi protestën e qytetarëve shqiptarë të cilët prej tre muajsh po protestojnë kundër tij, si një moment të bukur që po kalon vendi. • Më tej, ai u ndal edhe tek integrimi i vendit në Bashkimin Europian. • Në lidhje me këtë ai argumentoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit dhe dëshiron të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur. • Lideri i qeverisë i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën. • Rama tha se vendimet politike nuk duhet të shtyhen për momentin e fundit, ndërsa reformat dhe proceset e integrimit të vijojnë në bazë të meritave të secilit vend kandidat. • Duke iu referuar rënies së Murit të Berlinit, kryeministri theksoi se Europa ka nevojë për një sinjal të fortë se vendet e kontinentit janë bashkë. • Ai përdori edhe metaforën e “shtatë fëmijëve” të Ursula von der Leyen, duke iu referuar shtatë vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe nevojës që ato të jenë pjesë e së njëjtës tryezë europiane. • Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria duhet të bëj në mënyrë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. • Ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet parë vetëm si një projekt për të ardhmen, por si një proces që i përket të gjithë kontinentit. • Schieder theksoi se çështja nuk qëndron vetëm tek hapja e kapitujve, por tek mbyllja e tyre, duke shtuar se reformat duhet të jenë pjesë e shoqërisë. • Ndërsa, Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. • Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.
Ajo theksoi se, pavarësisht arritjeve, puna duhet të vijojë, duke kërkuar që fokusi të mbetet te rezultatet konkrete për qytetarët.
“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve, sepse zgjerimi është projekt politik. Integrimi është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm. Shqipëria ka hapur 6 grup-kapitujt. E ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë. Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e të dhënave. Me Planin e Rritjes së BE-së, Shqipëria po përfiton nga disa prej mundësive që aktualisht i kanë edhe vendet anëtare. Për ne, kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve dhe ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike. Kjo është shumë e rëndësishme kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE-së. Destinacioni është më shumë se anëtarësimi, por është një Europë më rezistente ndaj kërcënimeve,” tha ajo./Dosja.al
TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder deklaroi gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërparlamentare se po të flasësh për shtetin tonë, nuk mërzitesh asnjëherë.
“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh, sepse ofron kaq shumë mundësi”, tha ai.
Ndërsa raportuesi vijonte fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ndërhyri me një batutë, duke kërkuar që diskutimi të mos zgjatej shumë, pasi kishte një takim të planifikuar me përfaqësues gjermanë.
“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha me humor Rama, ndërsa Schieder vijoi fjalën./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe nevoja për një qasje më të shpejtë politike ndaj zgjerimit. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së, Rama tha se vendimet politike nuk duhet të shtyhen për momentin e fundit, ndërsa reformat dhe proceset e integrimit të vijojnë në bazë të meritave të secilit vend kandidat.
Duke iu referuar rënies së Murit të Berlinit, kryeministri theksoi se Europa ka nevojë për një sinjal të fortë se vendet e kontinentit janë bashkë. Ai përdori edhe metaforën e “shtatë fëmijëve” të Ursula von der Leyen, duke iu referuar shtatë vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe nevojës që ato të jenë pjesë e së njëjtës tryezë europiane.
"Shpresoj që të gjithë, pavarësisht zellit apo ngurrimit, të gjejnë rrugën për t’i dhënë botës dhe Europës një sinjal shumë të fortë. Nuk është e vështirë një rrugë e tillë, është e thjeshtë, është si veza e Kolombit apo ajo e Helmut Kolnit kur ra muri. Ai nuk i shkoi Lindorëve t;i tregonte kapituj e shumtë për të plotësuar, por i tha: Ne jemi bashkë. Ende mund të shohësh dallime, ama çfarë mund të ndryshojë dhe lehtësojë është që vendimet politike të mos lihen në momentin e fundit.
Të merren tani dhe më pas të plotësohen proceset sipas meritave. Shtatë fëmijë ka Ursula dhe Europa ka shtatë kandidatë. Fëmijët e Ursulës u rritën në tavolinë, ajo nuk i tha vajzës shko rri me atë gangsterin rus apo vajzës të luajë me ato lodrat kineze. Ata ishin të gjithë në atë tavolinë, pavarësisht se fjala nuk i peshon te gjithëve njësoj, apo të gjithë hanë diçka.
Prandaj të gjithë duhet të jenë aty, siç thotë Helmut Koln. Nëse ti plotëson një kapitull, je anëtar për atë kapitull. Nëse nuk ke plotësuar një tjetër kapitull, je si fëmija i Ursulës. Ne shumë gjëra i kemi të përbashkëta. Nuk duhet të kujtohemi se jemi një kur kemi vetëm ndonjë sulm, a valë emigracioni. Është si veza e Kolmbit, shumë e thjeshtë, siç thotë kompania Nike: Bëjeni," tha Rama./Dosja.al
TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria duhet të bëj në mënyrë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij në konferencën Ndërparlamentare e cila po zhvillohet në Tiranë, ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet parë vetëm si një projekt për të ardhmen, por si një proces që i përket të gjithë kontinentit.
Ai theksoi se çështja nuk qëndron vetëm tek hapja e kapitujve, por tek mbyllja e tyre, duke shtuar se reformat duhet të jenë pjesë e shoqërisë. Në fund, Schieder deklaroi se Shqipëria ndodhet në fund të garës dhe meriton të jetë anëtare e re e BE.
Andreas Schieder: Ende besoj se zgjerimi i BE nuk është vetëm projekt i së ardhmes por e meriton i gjithë konentineti. Dua të jap edhe unë kontributin tim për ta finalizuar këtë moment historik. Këtu në Shqipëri kemi 95 % të popullatës që është pro BE, Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit siç ka thënë Marta Kos. Raporti i sivjetshëm është votuar me një shumicë të madhe dhe kjo tregon që të gjithë e shohin përparimin e bërë nga Shqipëria. Shqipëria vite më parë ndërmori proces të vështirë, si vetting, reforma ekonomikë reforma në drejtësi, siguria dhe politika e jashtme ku Shqipëria është plotësisht në përputhje me BE. Tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Pra nuk është çështja që vetëm të hapen kapituj por edhe të mbyllur. Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria dëshiron të jet pjesë e Evropës, duke shtuar me shaka se për këtë arsyeje të gjithë kanë rënë dakord me njërit tjetrin se e dashurojnë atë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë, Rama u ndal te procesi i integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me këtë ai argumentoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit dhe dëshiron të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Lideri i qeverisë i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën.
Edi Rama: Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjëra po lëvizin dhe ka një zhvillim të dukshëm. Por njerëzit kanë edhe pyetje. Në vendet tuaja merret e mirëqenë BE sikur të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njërit tjetrin. Por për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës kemi rënë gjithnjë dakord dhe ne e dashurojmë Evropën. Ne shpresojmë që mos të na lini sërish në baltë, sepse shkon përtej dhe është si të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të jetë dështimi më madhor. Shpresojmë që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i vënë botës dhe për t’i dhënë edhe vetë Evropës një sinjal të fortë. Unë besoj se nuk është aq e vështirë për të gjetur një rrugë të tillë./Dosja.al
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij në këtë event, ai ka sulmuar sërish protestuesit duke thënë se flamingot nuk nuk duken aq bukur sa në foto.
Rama e cilësoi protestën e qytetarëve shqiptarë të cilët prej tre muajsh po protestojnë kundër tij, si një moment të bukur që po kalon vendi. Më tej, ai tha se Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku sipas tij njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë.
Edi Rama: Dua të ndaj disa mendime kur flasim për këtë moment në Shqipëri. Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i sigurt se nuk duken aq bukur sa në foto. Por ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se preferon që të flasë vetë anglisht pasi nuk ka besim te përkthyesit. Në fjalën e tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmërve për vonesën, duke thënë se ishte për shkak të një takimi me Bajram Begajn.
“Po flas në anglisht, pasi nuk u kam shumë besim përkthyesve. Kërkoj ndjesë që ju kam lënë në pritje për disa minuta. Unë ju garantoj se nuk është model sjelljeje, por ndodhi sepse patëm një takim me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur ju pashë duke pritur në atë dhomë të errët”, tha Rama./Dosja.al