E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet skema e mashtrimit në Tiranë, kush është fenomeni i mashtrimit që tentoi t’i merrte 100 mijë euro Armando Dukës në emër të Taulant Ballës

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy të rinjve në Tiranë Edison Korra dhe Orest Balla.

Mashtruesit i kanë kërkuar 100 mijë euro kriptovaluta biznesmenit Armando Duka, duke iu prezantuar në emër të Taulant Ballës. Ky i fundit e ka kuptuar që bëhet fjalë për një mashtrim dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit Duka i ka thënë që lidhuni me djalin tim sepse nuk marr vesh nga këto gjëra. Në telefon dy të arrestuarve i ka dalë një nga agjentët e policisë duke u pretantuar si djali i  Dukës. Agjenti i infiltruar u ka thënë dy autorëve se nuk i ka paratë në kriptovalutë, por do ia sjellë cash.

Dy mashtruesit i kanë thënë që paratë tja dërgonin në Elbasan. Në momentin e dorëzimit të lekëve, policia i ka arrestuar. Njëri prej tyre tentoi të largohej me vrap, por u kap nga blutë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mësoj se pas skemës së mashtrimit dhe arrestimit të dy të rinjve qëndron fenomeni Florian Gjergji. Ky i fundit njihet për skemën e tij, duke u kthyer në mashtruesin më të madh të biznesmenëve në 30 vitet e fundit. Ai përdor të njëjtën skemë. Përdor emra të të njohurve për të grabitur biznesmenë të ndryshëm.

Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Arrin të gjej persona për marrjen e parave, të cilët i paguan me shuma qesharake, vetën si transportues. Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.