Vdekja e Egli Progës, pesë të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar, seanca shtyhet për tetor

Seanca e radhës paraprake për çështjen e vrasjes së Egli Progës zgjati mbi dy orë, ndërsa të gjithë të akuzuarit kërkuan që procesi të zhvillohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Denis Meçe, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim, kërkoi që çështja e tij të veçohet nga ajo e të pandehurve të tjerë dhe të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë ia paraqitën gjykatës edhe katër personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen.

Të lidhura

None found

Gjykata nuk mori një vendim gjatë seancës për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe caktoi muajin tetor për vijimin e saj, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Në seancën e ardhshme pritet të vendoset nëse procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet sipas procedurës së zakonshme apo përmes gjykimit të shkurtuar.


Shtuar më 28.09.2026 11:54

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet