Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar pas publikimit nga grupi i hakerëve “Homeland Justice” të materialeve që pretendohet se përmbajnë lista me numra telefoni të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Semanaj ngre shqetësimin se, nëse të dhënat rezultojnë autentike, bëhet fjalë për një situatë që shkon përtej një rrjedhjeje të zakonshme informacioni dhe mund të cenojë sigurinë e agjentëve, burimeve dhe operacioneve të SHISH.
Eksperti u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë autenticitetin e materialeve dhe të bëjnë publike masat e marra për mbrojtjen e personave që mund të jenë prekur nga publikimi.














