Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vuçiç “liroi” karrigen, Ana Brnabiç do të jetë presidentja e përkohshme e Serbisë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç “liroi” karrigen, Ana Brnabiç do të
Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç

Një ditë pas dorëheqjes, Aleksandër Vuçiç, mësohet se kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiç, do të shërbejë si Presidente e Përkohshme e Republikës deri në zgjedhjen e një presidenti të ri.

Sipas mediave serbe bëhet me dije se dorëzimi i detyrave nga ana e Vuçiç, u zhvillua në Presidencën e Serbisë në Andrićev Venac, me nënshkrimin e procesverbalit dhe dorëzimin e dokumentacionit zyrtar, raporteve, të dhënave të dhuratave dhe vulës së Presidentit të Republikës.

Sakaq, bëhet me dije se pas delegimit Vuçiç i tregoi Ana Brnabiç dokumentacionin që mbetet në zyrën e presidentes, duke përfshirë raportet nga Zyra e Urdhrave, dekretet mbi dekorimet, rastet nga Shërbimi i Faljes, të dhënat e dhuratave, si dhe dokumentacionin nga mandatet e paraardhësve të tij Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç.

Sipas Kushtetutës, presidenti në detyrë mund të qëndrojë në detyrë për një maksimum prej 90 ditësh. Zgjedhjet për Presidentin e Republikës shpallen nga Kryetari i Kuvendit. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit nuk mund të kalojnë më pak se 30 dhe as më shumë se 60 ditë.                                                                      

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese