Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta. Në mbledhje mori pjesë edhe kreu i SPAK Klodian Braho, me ftesë të Presidentit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se k krahas 14 anëtarëve permanent, presidenti ftoi edhe persona të tjerë, në varësi të tematikës. Pas përfundimit të mbledhjes, pritet një deklaratë nga Presidenca lidhur me diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.