Banorët e fshatit Burimas të Maliqit sërish në protestë për projektin e furnizimit me ujë të Zvezdës, bllokojnë rrugën. I moshuari pëson gjendje të fikëti

28/09/2026 12:18

Banorët e Burimasit dalin në protestë për herë të tretë duke bllokuar rrugën e fshatit dhe duke ndaluar mjetet e rwnda të ujësjellës kanalizimeve.

Ata janë duke kundërshtuar projektin për furnizimin me ujë të Zvezdës për marrjen e ujit nga burimi që furnizon Burimasin. Sipas banorëve investimi i ujit është bërë nga një firmë private.

Banorët kërkojnë që për Zvezdën të sigurohet një burim tjetër uji. Ata shprehen se nuk do të lejojnë cenimin e furnizimit të tyre.

Top Channel