E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë për ujin në Burimas të Maliqit, banorët përplasen fizikisht me policinë, i moshuari humb ndjenjat

Banorët e fshatit Burimas, në Bashkinë Maliq, kanë protestuar sërish kundër marrjes së ujit nga burimi i fshatit të tyre për furnizimin me ujë të një fshati tjetër.

Banorët kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin e ujit, duke pretenduar se kjo situatë rrezikon furnizimin e tyre me ujë dhe prek nevojat e komunitetit të Burimasit.

Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa banorët janë konfliktuar edhe me forcat e policisë të pranishme në terren.

Situata ka vijuar për disa minuta mes përplasjeve verbale dhe fizike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që puna për marrjen dhe devijimin e ujit të ndërpritet.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë kundërshtimin e projektit deri në gjetjen e një zgjidhjeje që, sipas tyre, garanton fillimisht furnizimin me ujë të banorëve të Burimasit.

Sakaq, një i moshuar ka humbur ndjenjat ndërsa banorët kanë kërkuar ambulancën.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.