Fqinja heroinë që parandaloi sulmin e dyshuar terrorist në Britani, vuri në lëvizje policinë dhe lajmëroi banorët e zonës në WhatsApp
Pesë persona janë arrestuar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Britanisë së Madhe, në një operacion të policisë kundër një incidenti të dyshuar terrorist. Arrestimet erdhën pasi një banore e zonës telefonoi numrin e emergjencës 999, pasi vuri re disa furgonë të dyshimtë dhe persona që qëndronin pranë tyre në një rrugë rurale.
Sipas raportimeve, gruaja njoftoi edhe banorët e tjerë përmes një grupi lokal në WhatsApp, duke u kërkuar të mbyllnin dyert dhe dritaret. Pesë të dyshuarit u arrestuan më pak se 25 minuta pas telefonatës, ndërsa policia ngriti njësitë e ushtrisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Pamjet nga zona treguan një robot për çaktivizimin e bombave pranë tre furgonëve të bardhë, ndër perimetër sigurie prej rreth 400 metrash dhe evakuoi 85 familje nga zona.
Në vendngjarje u angazhua edhe njësia e ushtrisë për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Pamjet nga zona treguan një robot për çaktivizimin e bombave pranë tre furgonëve të bardhë, ndërsa policia sekuestroi automjetet për ekzaminime të mëtejshme.
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim kundër terrorizmit për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e personave të arrestuar. Hetuesit po shqyrtojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje me Iranin, por zyrtarët britanikë kanë theksuar se në këtë fazë nuk ka konfirmim për një përfshirje të tillë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se të arrestuarit “po kërkonin të bënin dëme të mëdha”, ndërsa ka përgëzuar bashkëpunimin mes autoriteteve britanike dhe amerikane. Megjithatë, ministri britanik i Mbrojtjes ka kërkuar që policisë t’i lihet kohë për të përfunduar hetimet dhe ka refuzuar të spekulojë mbi identitetin apo motivet e të dyshuarve.
RAF Fairford është një bazë e rëndësishme e përdorur nga Forcat Ajrore amerikane në Britani dhe ndodhet në një zonë ku kohët e fundit janë shtuar masat e sigurisë. Pesë të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa policia kundër terrorizmit dhe autoritetet lokale vijojnë mbledhjen e provave.
/vizionplus.tv




