Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për orën 11:00, nuk kishte nisur as pasi ora kishte kaluar 12:00.
Të lidhura
None found
Mbledhja ishte planifikuar nga Kryesia e Kuvendit për të hënën, 28 shtator, në orën 11:00.
Pavarësisht vonesës prej më shumë se një ore, në sallën plenare nuk kishte nisur zhvillimi i punimeve dhe nuk ishte vërejtur prania e deputetëve.
Rendi i ditës përfshin shqyrtimin dhe miratimin e procesverbaleve të seancave të kaluara, betimin e deputetëve të rinj, krijimin e komisioneve parlamentare dhe votimin e Deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.
Gjithashtu, pritet që deputetët të vendosin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ende nuk është bërë e ditur se në çfarë ore do të nisë seanca e paralajmëruar.
