
Tiranë- Dy persona të identifikuar si Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç janë arrestuar nga policia pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën.
Të rinjtë kanë komunikuar me Dukën duke iu prezantuar si Taulant Balla dhe duke i kërkuar që t’u jepte 100 mijë euro në kriptovaluta. Biznesmeni menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për tentativë mashtrimi dhe njoftoi policinë.
Duka gjatë komunikimit me autorët, u kishte thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i kishte orientuar të lidheshin me djalin e tij. Më pas një punonjës i infiltruar i policisë u prezantua tek mashtruesit si djali i Armand Dukës duke u thënë se paratë mundej vetëm t’ua dërgonte ‘cash’. Në atë moment është bërë e mundur arrestimi i të rinjve që dyshohet se janë pjesë e mashtruesit Florian Gjergji i cili taktika të ngjashme i ka përdorur edhe më parë. Versus.al

