Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do i vidhnin “100 mijë euro” Armand Dukës? Policia e Tiranës “kap mat” dy të rinjtë, Korra dhe Balla arrestohen me tufa parash në duar (PAMJE-NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
Do i vidhnin “100 mijë euro” Armand Dukës? Policia e
Momenti i arrestimit, dy autorët Edison Korra dhe Orest Balla, Armand Duka në mes

Është zbardhur ditën e sotme tentativa e dy të rinjve për të mashtruar një qytetar në Tiranë, ku bëhet me dije se pre e mashtrimit gati sa nuk ka rënë kreu i FSHF-së Armand Duka. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivëve të Tiranës, dy të rinjtë janë ndaluar në kohë. Blutë i kanë arrestuar në flagrancë në momentin që 24 vjeçarin Edison Korra dhe Orest Balla,23 vjeç, siç mund t'i shikoni dhe në foto. 

Ndonëse dyshja e sipërpërmendur tentoi që t’i vidhte kreut të FSHF-së shumën e majme me argumentimin për të investuar në kriptovaluta, mësohet se Duka e ka kuptuar menjëherë së bëhej fjalë për tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit me dy të rinjtë, Duka u ka thënë atyre se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin që përdornin dy të arrestuarit, mësohet së një agjent i infiltruar i policisë, është prezantuar si djali i Armando Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

Në këto rrethana bëhet me dije se dy autorët janë dakordësuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Për rrjedhojë, Policia ka organizuar operacionin për kapjen e tyre në flagrancë dhe në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe duke vënë në pranga dy të rinjtë.

Sakaq bëhet me dije se njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por arratia e tij uk ka zgjatur për shumë pasi është ndjekur nga pas nga Policia dhe është vënë në pranga.

Referuar hetimeve të deritanishme thuhet se se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit njihet goxha për blutë.

Florian Gjergji thuhet se prej kohësh është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Punëson persona që të mashtrojnë qytetarët, dhe ndan fitimin me ta.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Seen”.

Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.

Mashtruan një 64-vjeçar, nëpërmjet një profili të rremë me kredencialet e një të njohuri të tij, për t’i marrë 100 000 euro, arrestohen në flagrancë, kur po merrnin paratë, 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.

Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese