Enea Jorgji do vendos drejtësi në ndeshjen Luksemburg-Islandë në Nations League

Arbitrat shqiptarë vijojnë të jenë pjesë e ndeshjeve të UEFA Nations League. Pas Juxhin Xhajës, i cili drejtoi sfidën Sllovaki–Moldavi, radhën e ka Enea Jorgji.

Arbitri shqiptar është caktuar nga UEFA për të gjykuar ndeshjen mes Luksemburgut dhe Islandës, e vlefshme për Ligën C të Nations League. Takimi do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte në stadiumin kombëtar të Luksemburgut.

Jorgji do të ketë në krah asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Ermis Çelaj. Edhe ekipi i VAR-it do të ketë një përfaqësues shqiptar. Në dhomën e teknologjisë do të jetë italiani Daniele Doveri, i cili do të mbajë rolin e gjyqtarit kryesor të VAR-it, ndërsa Albert Doda do të jetë asistenti i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, një tjetër treshe shqiptare e arbitrimit merr përgjegjësinë për një ndeshje të UEFA Nations League, duke vijuar përfaqësimin e arbitrave shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?