Fermeri alarmoi policinë për burrat e maskuar pranë bazës amerikane: Telefonata që pengoi planin e dyshuar

Pesë burra të arrestuar pranë një baze ushtarake amerikane në Britaninë e Madhe po merren ende në pyetje nga policia britanike, nën dyshimin se po përgatitnin një sulm terrorist.

Të lidhura

None found

Donald Trump deklaroi se autoritetet e SHBA-së dhe ato britanike kishin bashkëpunuar për të ndalur një komplot të mundshëm. Sipas raportimeve të mediave britanike, ndërhyrja u bë pas telefonatës së një fermeri, i cili kishte parë pranë zonës disa burra me kapuça dhe të maskuar.

“Vetëm 10 minuta pasi telefonova në 999, fshati ishte mbushur me policë të armatosur. Mendoj se telefonata ime ua prishi planet”, u shpreh fermeri në një intervistë për BBC-në.

Autoritetet britanike njoftuan një ditë më parë se kishin parandaluar një sulm të mundshëm me eksplozivë ndaj bazës ajrore ushtarake RAF Fairford, e përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA-së (USAF). Pesë persona janë arrestuar nga hetuesit kundër terrorizmit, të dyshuar për mbajtje të lëndëve plasëse dhe përgatitje atentati. Mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia që sulmi të jetë urdhëruar ose organizuar nga regjimi i Teheranit.

RAF Fairford ka rëndësi të veçantë për SHBA-në: që nga muaji mars, baza shërben si pikë nisjeje për bombarduesit strategjikë amerikanë B-1 dhe B-52 në misionet ushtarake kundër pozicioneve iraniane. Alarmi u dha pak pas mesnatës të së dielës, pasi pranë zonës së Whelford-it u vunë re tre furgona të dyshimtë.

Policia e cilësoi ngjarjen si “incident të rëndë”, mbylli zonën dhe i zhvendosi banorët e fshatit aty pranë në një qendër lokale rekreative. Ndërkohë, skuadrat xheniere nisën kontrollin e automjeteve.


Shtuar më 28.09.2026 12:39

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet