Politikë
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e qarqeve në “Vilën e Kuqe”
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit e qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar në orën 14:00, në “Vilën e Kuqe”.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus Mola Luku.
Në fokus të takimit pritet të jetë një bilanc i ecurisë së nismës “Prania Besnike” në terren gjatë dy javëve të fundit.




