Aktualitet

Tiranë/ 2 të rinjtë përpiqen t’i zhvasin 100 mijë euro Armand Dukës, i prezantohen si Taulant Balla!

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.

Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta. Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armando Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

LEXO EDHE: Detaje/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas 90 minutash diskutime, i pranishëm edhe kreu i SPAK!

Dy autorët kanë pranuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Policia ka organizuar më pas operacionin për kapjen e tyre në flagrancë. Në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar dy të rinjtë. Njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por është ndjekur dhe kapur nga efektivët e policisë.

Sipas burimeve, dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi.

Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Arrin të gjej persona për marrjen e parave, të cilët i paguan me shuma qesharake, vetën si transportues.

Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta. Përveç rasteve të fundit, ai ka përdorur emrin e Tonin Marinajt, Taulant Ballës, Erion Veliajt, e plotë të tjerë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e mashtrimit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore rriten 6.2% në 8 muaj/ Kryesojnë Tirana dhe Durrësi!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.