Në korridoret e sigurisë në Evropë ka ekzistuar gjithmonë një ide ngushëlluese, sa më shumë që Rusia lufton në Ukrainë, aq më shumë dobësohet e saj dhe aq më pak e rrezikshme do të jetë. Megjithatë, një raport sekret prej tre faqesh i inteligjencës ushtarake daneze thotë të kundërtën. Në raportin e shërbimeve sekrete daneze thuhet se pikërisht sepse ndodhet nën presion si kurrë më parë, Vladimir Putin mund të ndërmarrë hapa të dëshpëruar, përfshirë një sulm ushtarak të kufizuar kundër një ose më shumë vendeve të NATO-s. Ky dokument vjen dhjetë ditë pas një incidenti të rëndë ku një fregatë ruse lëshoi raketa sinjalizuese drejt një helikopteri ushtarak danez pranë Gedserit. Sipas shërbimit sekret danez, lufta hibride e Moskës ka hyrë në një fazë të re dhe shumë më agresive. Nëse deri tani qëllimi i Kremlinit ishte thjesht propaganda për të zbehur mbështetjen e opinionit publik perëndimor për Kievin, tani Moska po përpiqet të bllokojë fizikisht ndihmat ushtarake. Shërbimi danez i sigurisë së brendshme (PET) ka paralajmëruar kompanitë vendase për plane sabotimi. Sulmi i dështuar me dronë ndaj aeroportit Leipzigut në Gjermani dëshmon se Moska po planifikon goditje logjistike prej muajsh. Parashikohen sulme kibernetike që mund të bllokojnë funksionet jetike të shoqërisë evropiane, me rrezik të lartë. Inteligjenca daneze parashikon se sulmet e Rsisë mund ë bëhen në tre forma, goditja me rreze të gjatë, raketa ose dronë të izoluar ndaj infrastrukturës së NATO-s. Mënyrja e dytë janë False Flag, përdorimi i dronëve të prodhimit ukrainas për të goditur një vend të NATO-s dhe fajësimi i Ukrainës për të krijuar përçarje mes aleatëve perëndimorë. Dhe infiltrimi i njësive ushtarake pa shenja kombëtare si në Krime në 2014.