Top Channel/ Telefonata që ndali terroristët : Pashë grupin me burra të maskuar afër bazës së USA
28/09/2026 12:47

Policia britanike po merr ende në pyetje pesë burrat që u arrestuan pranë bazës ushtarake amerikane në Britani të Madhe me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist. Presidenti Donald Trump pretendoi se autoritetet amerikane dhe të Mbretërisë së Bashkuar kishin punuar së bashku për të parandaluar një komplot të mundshëm, por mediat britanike raportojnë se sulmi është parandaluar nga telefonata e një fermeri në polici, i cili pa afër zonës një grup burrash të maskuar me kapucë. "Brenda 10 minutash pasi telefonova 999 fshati u mbush plot me policë të armatosur. Besoj se telefonata ime prishi çdo plan që kishin”, tha fermeri në një intervistë për BBC. Një ditë më parë autoritetet britanike thanë parandaluan një sulm të mundshëm terrorist me eksplozivë ndaj bazës ajrore ushtarake RAF Fairford, e cila përdoret aktivisht nga Forcat Ajrore të SHBA-së (USAF). Hetuesit e antiterrorizmit kanë arrestuar pesë persona të akuzuar për mbajtje të lëndëve plasëse dhe përgatitje atentati, ndërsa po hetohet pista që ky sulm mund të jetë urdhëruar ose orkestruar nga regjimi i Teheranit. Baza e Fairford-it është shumë e rëndësishme për SHBA-në, pasi që prej muajit mars ajo përdoret si pikë nisjeje për bombarduesit strategjikë amerikanë B-1 dhe B-52 në misionet e tyre ushtarake kundër pozicioneve iraniane. Alarmi u dha pak pas mesnatës të së dielës, kur u pikasën tre furgonë të dyshimtë pranë zonës së Ëhelford-it. Policia e shpalli ngjarjen një "incident të rëndë", bllokoi zonën dhe evakuoi banorët e fshatit të afërt drejt një qendre lokale rekreative, ndërsa skuadrat xheniere kontrolluan mjetet.

Top Channel/ Shtyhet seanca për vrasjen e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
28/09 12:50
Top Channel/ Andersson s’formon qeverinë!E Majta mbështet kandidatin e rivalëve për kryetar Kuvendi
28/09 12:49
Top Channel/ Dorëhiqet Vuçiç, lë postin e Presidentit të Serbisë pas 9 vitesh
28/09 12:48
Top Channel/ Trump i ofroi armë Pekinit? Ambasadori: Pyeti Xi-në për blerje armësh. SHBA e mohon
28/09 12:48
Top Channel/ Trump refuzon armëpushimin me Iranin, nafta Brent kalon 107 dollarë për fuçi
28/09 12:48
Top Channel/ Rusia godet me 277 dronë Kievin, Kharkivin dhe Sumin; të vrarë e të plagosur
28/09 12:48
Top Channel/ “Rusia do godasë NATO-n”, alarmi nga shërbimet sekrete të Danimarkës
28/09 12:47
Top Channel/ Telefonata që ndali terroristët : Pashë grupin me burra të maskuar afër bazës së USA
28/09 12:47
Top News – Aksioni policor ‘godet’ Kukësin/ Tre në pranga, armë, kanabis dhe vjedhje makinash
28/09 12:46
Top Channel/ Dy zjarre në lagjen Dunavat, digjet një automjet dhe një kasolle brenda 10 minutash
28/09 12:36
Top Channel/ Këshilli Bashkiak i Maliqit voton 21 me 1 kundër bashkimit të bashkisë me Korçën
28/09 12:23
Top Channel/“Mos bëni zhurmuesin kur flas”, Manja i fik mikrofonin Mziut: S’më ofendon dot mua në…
28/09 12:13
Top Channel/ “Do mbarojnë fjalën dhe do ikin këta”, Manja I drejtohet PD: Ne do punojmë
28/09 12:12
Top Channel/ Mbyllet pas 90 minutash mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK
28/09 12:11
Top Channel/ Mashtruan 64-vjeçarin në Tiranë për t’i marrë 100000 euro, kapen në flagrancë 2 autorët
28/09 12:04
Top Channel/ “Ligjet”, Manja i tërheq vëmendjen Blushit: Gjuha, jo parlamentare!
28/09 12:03
Top Channel/ Vijon debati te “Ligjet”/ Blushi-Manjës: Më ngjani me Hysenin. Doni t’i fikni radarët
28/09 12:03
Top Channel/ Debat te Ligjet/ Manja-Blushit: Ke orarin se është ngritur nga gjumi kryetari i partisë
28/09 11:54
Top Channel/ “Ligjet”, Korreshi-Manjës:Fike pak mikrofonin se dua të dal në TV, jam më i bukur se ty
28/09 11:48
Top Channel/ Korreshi për Territorialen: Do ta qani me lot! Kemi kanale pa pastruar, po bien hekurat
28/09 11:48