Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Beg...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Gjatë debatit Korreshi ka kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohej diskutimi dhe ka bërë kërkesë që në rendin e ditës të përfshihej edhe nisma e opozitës e cila, sipas tij, është hartuar pas konsultimeve me qytetarët dhe me ekspertët, ndërsa gjatë debatit nuk munguan edhe ironitë për praninë e kamerave.
TIRANA- Një debat me tone ironike është zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve mes deputetit të opozitës Saimir Korreshi dhe kryetarit Ulsi Manja gjatë kohës që po diskutohej rendi i ditës dhe propozimet në lidhje me hartën administrative.
Gjatë debatit Korreshi ka kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohej diskutimi dhe ka bërë kërkesë që në rendin e ditës të përfshihej edhe nisma e opozitës e cila, sipas tij, është hartuar pas konsultimeve me qytetarët dhe me ekspertët, ndërsa gjatë debatit nuk munguan edhe ironitë për praninë e kamerave.
DEBATI:
Korreshi: Faleminderit kryetar! Për të dalë në TV po e bëjmë këtë punë?
Manja: Po të përgjigjem direkt. Është seanca që dilet në TV.
Korreshi: E paske vënë kamerën që të dalësh mirë.
Manja: Kur flet ti, nuk dal unë.
Korreshi: Shyqyr që paskam krehur edhe flokët sot. Sa i përket rendit, mund të ndryshohet. Nuk është kalendari i vitit të ri që shkrepet një herë. Nuk është e vërtetë që nuk kemi qenë, siç thoni ju. Kemi qenë të pranishëm, si i kemi hartuar ne 401 faqe? Nuk është byrek që e fut në furrë dhe e nxjerr. Është punuar seriozisht. Na e bëtë si ligji i gjyqtarëve, që erdhi tjetër për tjetër dhe u miratuan ato për shpëlarje pa firma fare. Ne e kemi me 100, sepse në këtë përfundim kemi dalë, kemi folur me ekspertët më të mirë. Bëjmë dëgjesën me qytetarët, asnjë nuk e donte këtë hartë me 46 bashki dhe askush nuk e dontë. Ju prapë doni ta votoni. Kemi depozituar nismën ligjore. Ju nuk keni as shërbim urban, do rrinë qytetarët nga dy orë të presin. Dëgjojeni edhe propozimin tonë se nuk po themi të kthehemi te opingat. Nuk ka më zgjedhje nëpër njësi se janë të gjithë të emëruar ata. Thanë se do ulin numrin e punonjësit dhe e kanë rritur. Po të shkosh dhe t’i hysh shërbimit nëpër njësi, bën një denoncim dhe shkojnë me vrap të heqin plehrat. Unë pres qafën nëse kryetarët e bashkive i kanë shkelur ndonjëherë rrugët nëpër fshatra. Nuk merret kryetari i bashkisë me gardhet.
Manja: Gardhi nuk është në çështjet e diskutimit sot.
Korreshi: Unë fshatar jam, merrem dhe me gardhin. Propozimi final i imi, bazuar edhe në nenin 31. Fike mikrofonin tënd, të dal unë në TV, se jam më i bukur se ti.
Manja: Vazhdo, nuk ka problem.
Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar, meqë edhe Baromi i hapi derën sigurisë kombëtare, i fortifikuam muret, të fusim edhe propozimin e PD, meqë kemi edhe këta miqtë nga qytetet, që të shkojnë nëpër punë, të pastrojnë rrugët, të bëjnë ndonjë punë. Se harxhojnë edhe naftë, e ke çuar 200 lekë.
Pamje nga takimi TIRANA- Presidenca ka dhënë më shumë detaje rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar...
Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka b&eu...
Andreas Schieder dhe Edi Rama TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder deklaroi gjatë fjal...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe nevoja për një qasje më të shpejtë politik...
Andreas Schieder TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria dëshiron të jet pjesë e Evrop&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se pref...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë nuk duhet të mb&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur magjistratëve të cilët refuzuan ftesën e tij. Përmes...