LIVE UPDATES
Bota

"Riciklimi i së kaluarës" në fushatën zgjedhore në Bosnje

Fushata zgjedhore nisi më 4 shtator, ndërsa tri ditë më vonë, në Beograd, me nderime shtetërore u varros ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska (RS), i cili vdiq në burgun e Hagës, ndërsa po vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte në BeH.

28 Shtator 2026, 12:46 Nga G.M
"Riciklimi i së kaluarës" në fushatën zgjedhore
Një pllakat i Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit para Pallatit të Republikës Sërpska në Banjallukë, 15 shtator 2026.


Vdekja e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, dhe varrimi i tij me nderime shtetërore në Beograd e futën Bosnje e Hercegovinën (BeH) në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të tetorit, në të cilën sërish flitet për ndarje, kërcënime, rrezikim dhe nevojën për mbrojtjen e popujve.

Fushata zgjedhore nisi më 4 shtator, ndërsa tri ditë më vonë, në Beograd, me nderime shtetërore u varros ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska (RS), i cili vdiq në burgun e Hagës, ndërsa po vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte në BeH. Në varrim mori pjesë edhe udhëheqja politike e entitetit RS, përfshirë disa kandidatë në zgjedhjet e këtij viti, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare dhe partitë politike në Federatën e BeH-së erdhën kritika.

Edhe pse zyrtarisht nuk është kandidat në zgjedhje, Millorad Dodik u shndërrua në figurën qendrore të fushatës së Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), duke u shfaqur në tubimet parazgjedhore dhe në pllakatet krahas kandidatëve të partisë.

Ndaj paralajmërimeve nga bashkësia ndërkombëtare se glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës është i papranueshëm, Dodik u përgjigj se “askush nuk do t’i tregojë popullit serb për kë duhet të mbajë zi”, ndërsa vazhdoi edhe me retorikën për nevojën e shkëputjes së entitetit RS. Në një nga tubimet e para parazgjedhore, Dodik tha se po punohet që “të mos ekzistojë kufiri mes Serbisë dhe RS-së”.

“Jemi të kthyer nga Serbia, na pengon kufiri në Drinë dhe po punojmë që ai të mos ekzistojë”, tha Dodik.

Në një paraqitje në podkastin “War Zone” të komentatorit politik amerikan, Wayne Allyn Root, Dodik më 25 shtator deklaroi se “të krishterët në BeH nuk duan më të jetojnë nën sundimin mysliman”.

Për shkak të veprimeve që autoritetet amerikane i kanë cilësuar si kërcënim ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës, Dodik ishte për vite me radhë nën sanksione, të cilat iu hoqën në fund të tetorit të vitit të kaluar. Duke paralajmëruar se ai ka vazhduar me retorikën separatiste, një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë kërkoi në mars nga administrata e Donald Trumpit që t’i rivendosë sanksionet.

Lidhjet mes RS-së dhe Serbisë

Mesazhet për lidhje të forta mes entitetit RS dhe Serbisë, si dhe nevojën për forcimin e mëtejshëm të tyre, janë të pranishme edhe në fushatat e partive të tjera në këtë entitet të BeH-së. Ato u theksuan edhe në mesin e shtatorit në Banjallukë, gjatë shënimit të Ditës së Unitetit Serb.

Drashko Stanivukoviq, kryetar i Banjallukës dhe kryetar i lëvizjes opozitare “Sigurna Srpska”, publikoi atëherë në rrjetet sociale një mesazh se “RS-ja dhe Serbia janë një” dhe se “bashkimi, uniteti dhe liria janë fjalë të shenjta serbe”. Pas këtyre deklaratave reagoi Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), duke paralajmëruar se thirrjet për shkëputje, pavarësi ose bashkim me një shtet tjetër janë në kundërshtim me kornizën kushtetuese të BeH-së.

Nga Misioni në BeH i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) theksuan se retorika që vë në pikëpyetje ekzistencën e BeH-së ose të entiteteve të saj është në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, me të cilën në vitin 1995 u ndal lufta në BeH. Një pjesë e kandidatëve nga RS-ja e shfrytëzuan gjithashtu fushatën zgjedhore për të akuzuar politikanët nga entiteti tjetër, Federata e BeH-së, për “urrejtje ndaj serbëve”.

Kështu, Sërgjan Amidzhiq, ministri aktual i Financave i BeH-së dhe kandidat i SNSD-së së Dodikut për Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të BeH-së, më 20 shtator tha se “nuk e kishte ndier urrejtjen e vërtetë derisa filloi të punonte në Sarajevë”. Duke folur për politikanët nga Sarajeva, Amidzhiq tha se do t’i “çonte në kisha” që t’u shpjegohej “dallimi mes të mirës dhe të keqes”.

Deklarata të ngjashme, në të cilat ai akuzonte “Sarajevën politike” për urrejtje ndaj serbëve, Amidzhiq kishte bërë edhe më herët gjatë këtij viti, për shkak të të cilave janë ngritur kallëzime penale.

Mobilizimi i emocioneve

Adis Maksiq, profesor universitar që ka analizuar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2022, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se fushata e këtij viti në masë të madhe po përsërit modelet e asaj periudhe.

Në analizën e fushatës para katër vjetësh, ai kishte vënë në dukje se temat e identitetit, qëndrimit ndaj së kaluarës, fantazive të parealizuara të luftës dhe ndjenjës së padrejtësisë merrnin më shumë hapësirë sesa programet dhe politikat konkrete të partive. Përmes këtyre temave, partitë e paraqisnin grupin e tyre si viktimë dhe veten si ata që mund ta mbronin.

“Këto tema vazhdimisht dominojnë. Kjo nuk është befasuese për shkak se politikanët tanë, në masë të madhe, janë njerëz që nuk kanë shumë njohuri për qeverisjen dhe për çështjet konkrete të rëndësishme për administrimin dhe ndërtimin e shtetit. Por, ata e kanë përsosur aftësinë për të manipuluar dhe mobilizuar emocionet”, tha Maksiq për REL-in.

Vdekja e Mlladiqit, në momentin kur po niste fushata zgjedhore, i ka forcuar më tej këto narrativa, të cilat janë konstante në të gjitha zgjedhjet e pasluftës në BeH, thotë Maksiq.

“Ngjarjet pas vdekjes së Mlladiqit e ngritën intensitetin për një ose dy shkallë. Ajo u bë boshti rreth të cilit do të sillen këto rrëfime. Nga njëra anë, ata garonin se kush do të ishte në varrim, ndërsa nga ana tjetër garojnë në dënime dhe mesazhe: ‘Jini të gatshëm, jini të bashkuar’”, tha ai.

Duke theksuar se situata me glorifikimin e Mlladiqit në RS nuk lë hapësirë për relativizim dhe se pas ngjarjeve gjatë varrimit në Serbi është shtuar ndjenja e kërcënimit dhe nevoja për përgjigje, Maksiq thotë se problemi lind kur partitë politike përpiqen ta paraqesin veten si të vetmet që mund ta shpëtojnë vendin.

“Ajo që festohet në RS ka një dimension të rëndë, por sa i përket taktikave politike në përgjithësi, gjërat janë të ngjashme. Këtu kemi një riciklim të vazhdueshëm të ndjenjës së padrejtësisë nga e kaluara, e cila vazhdon në të tashmen dhe do të nënkuptojë një kërcënim në të ardhmen. Kjo thjesht hap hapësirë që ta paraqitësh veten si shpëtimtar”, tha ai.

Fushata në vargje

Me mesazhe për pogromin gjatë luftës dhe aparteidin pas luftës ndaj boshnjakëve, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), partia më e madhe boshnjake në BeH, e cila aktualisht është në opozitë, e nisi fushatën në Stolac, në juglindje të vendit, i cili gjatë luftës ishte një nga vendet ku u persekutua dhe dëbua popullsia boshnjake.

Disa ditë më vonë, lideri i saj dhe kandidati për anëtar të Presidencës së BeH-së, Bakir Izetbegoviq, tha se “vetëm SDA-ja mund ta shpëtojë vendin”. Mesazhet përmes të cilave partitë dhe kandidatët e paraqesin veten si ata që mund ta mbrojnë BeH-në dhe popullin e tyre nuk mbetën vetëm në fjalimet në tubimet parazgjedhore.

Partia politike “Snaga naroda” në fillim të fushatës publikoi këngën “Bosno moja”, ndërsa në videoklip shfaqen njëra pas tjetrës pamje të flamujve, xhamive, varrezave dhe pjesëve të ndryshme të vendit. Në video dominojnë kryetari i kësaj partie, Ramo Isak, dhe anëtarët e saj.

Ndërsa shfaqen pamje të marshimeve me flamuj, tubimeve familjare dhe lutjeve në xhami, në këngë përmenden vargje për “skifterët në mbrojtje” dhe dëshmorët, si dhe për tradhtarët që donin ta shisnin BeH-në.

Disa ditë më vonë, vëmendjen në rrjetet sociale e tërhoqi edhe një video ku shfaqet Haris Zahiragiq, nënkryetar i SDA-së. Videoja, e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, e paraqet Zahiragiqin duke fluturuar mbi një dragua, me flamurin me zambakë, dhe më pas duke luftuar kundër përbindëshave, ndërsa në fund ngul flamurin në një shkëmb.

Maksiq thotë për REL-in se emocionet si shtysë e fushatave politike nuk janë specifike vetëm për BeH-në dhe kujton zgjedhjet në SHBA, por edhe fushatat evropiane, në të cilat vitet e fundit janë më të pranishme temat e identitetit dhe forma të ndryshme të ksenofobisë. Sipas tij, BeH dallohet për trashëgiminë emocionale të luftës, e cila përbën një “rezervuar” të madh dhe lehtësisht të qasshëm për mesazhet politike.

“Ky intuitivitet ndaj votuesve, apo ajo që quhet ‘gut feeling’, mjafton që politikanët t’i përshtatin mesazhet politike me emocionet tek të cilat mund të llogarisin”, tha ai.

Përfaqësimi legjitim dhe entiteti i tretë

Ndërsa javët e para të fushatës zgjedhore në BeH u shënuan nga ngjarjet pas vdekjes dhe varrimit të Mlladiqit, partitë që synojnë votat e elektoratit kroat vazhduan të insistojnë në barazinë politike dhe në atë që e quajnë përfaqësim legjitim të kroatëve në BeH.

Fushata solli edhe rihapjen e çështjes së riorganizimit territorial të BeH-së, përkatësisht entitetit të tretë, në një kohë kur nga Bashkimi Evropian vijnë mesazhe për nevojën e ruajtjes së rendit kushtetues ekzistues të BeH-së. Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Kroate (HNP), parti politike me seli në Livno, u shfaq në një pllakat me mesazhin: “HNP-ja është për të tretin, po ju?”

Vukadin edhe në vitet e mëparshme kishte theksuar se entiteti i tretë për popullin kroat në BeH është synim i veprimit politik të partisë së tij dhe kishte mbështetur modelin “tre popuj, tre entitete”. Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore në BeH, Parlamenti i Kroacisë miratoi një rezolutë që mbështet ndryshimet në sistemin zgjedhor për të siguruar “përfaqësim legjitim politik” të kroatëve në BeH.

Rezoluta u miratua me iniciativën e Lëvizjes Atdheu (Domovinski pokret), parti e së djathtës radikale në Kroaci, e cila kishte argumentuar se, nëse nuk arrihet marrëveshje, duhet të shqyrtohet rikthimi i Herceg-Bosnjës, projektit politik të shfuqizuar me Marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 1994.

Për debatet rreth entitetit të tretë kishte paralajmëruar në maj edhe ish-Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt, në raportin për situatën në BeH që ia dorëzoi Kombeve të Bashkuara. Schmidt theksoi se ky debat tregoi ndjeshmërinë e sulmeve ndaj rendit kushtetues të BeH-së dhe përpjekjeve për ta “ndarë më tej vendin përgjatë vijave etnike”.

Mesazhet për nevojën e unitetit kombëtar kandidatët ua dërguan votuesve gjatë shënimit të përvjetorëve të betejave të luftës dhe themelimit të brigadave të kohës së luftës, ku folën për rëndësinë e bashkimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Kështu, kandidatja e Partisë Demokratike Kroate (HDZ) për anëtare të Presidencës së BeH-së, Darijana Filipoviq, e nisi fushatën në Ravno, një vend në Hercegovinë që ishte ndër të parët që u shkatërruan gjatë sulmit të Ushtrisë Popullore Jugosllave në vitin 1991, duke thënë se ky është “një vend që e di mirë se sa mund të kushtojë liria”.

Edhe pse çështja e formimit të entitetit të tretë nuk dominon në fushatën e saj, Filipoviq kishte folur për këtë çështje disa muaj para fillimit zyrtar të fushatës, kur në paraqitjet e saj në media kishte theksuar se “entiteti i tretë mbetet një nga modelet ose mundësitë për t’u shqyrtuar”.

Zgjedhjet e përgjithshme në BeH do të mbahen më 4 tetor, kur rreth 3.4 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin anëtarët e Presidencës së BeH-së, deputetët në parlamentet shtetërore dhe të entiteteve, presidentin dhe zëvendëspresidentët e entitetit RS, si dhe deputetët në kuvendet kantonale./REL

ratko mlladiç

Sondazh

Poll
Bota 28 Shtator 2026, 08:21 E.d

Republika Çeke dhe objektivat e NATO-s

Foto ilustruse Republika Çeke duhet të mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, kërkoi javën e ...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve