Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën ndaj San Marinos

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë nesër në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “San Marino”.

Seanca e fundit stërvitore u zhvillua paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Stafi teknik u përqendrua kryesisht te përgatitjet fizike dhe detajet taktike në prag të sfidës.

Sipas informacionit të FSHF-së, grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme të reja fizike. Sikurse në përballjen ndaj Bjellorusisë, mungesa e vetme mbetet Klisman Cake, i cili vijon procesin e rikuperimit. Gjendja e mbrojtësit po përmirësohet dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Finlandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në San Marino nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni. Ai do t’i bashkohet Kombëtares U-21, e cila ka nisur grumbullimin në Tiranë dhe po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos. Në orën 19:00, trajneri Rolando Maran dhe një prej futbollistëve të Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp, ku do të flasin për sfidën e nesërme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?