Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen ndaj San Marinos

28 Shtator 2026 | 13:03

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në orën 20:45, në “San Marino Stadium”.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, ekipi kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkohë, me ekipin Kombëtar nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni, i cili do t’i bashkohet Kombëtares U-21, që ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos. Në orën 19:00, do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Rolando Maran dhe një lojtari të Kombëtares.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ronaldo u la në stol, Portugalia fiton 2-1 ndaj Norvegjisë

Erling Haaland shënoi golin e tij të 65-të ndërkombëtar për Norvegjinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të rrëmbyer fitoren ndaj Portugalisë. Pasi Joao...
10:50 | 28/09/2026

Klopp pëson humbjen e parë në krye të Gjermanisë, Greqia siguroi fitore minimaliste në Augsburg

Gjermania pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Jurgen Klopp, me Dimitris Kourbelis që i dha Greqisë një fitore 1-0 si mysafir në Ligën e...
08:55 | 28/09/2026

Pogradeci shkruan historinë në volejbollin për femra, fiton Kupën ndaj Skënderbeut

Për herë të parë në historinë e volejbollit shqiptar për femra, dy skuadra nga juglindja e vendit u përballën në finalen e Kupës së Federatës...
19:27 | 27/09/2026