LIVE UPDATES
Aktualitet

"Në Shqipëri merrja 450 euro në muaj, këtu fitoj 200 euro në ditë"/ Lanë punën si kamerierë për të shitur drogë, dënohen me nga një vit burg dy shqiptarët në Francë

Ata u zbuluan gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, të marrë me qira përmes platformës Airbnb, efektivët gjetën disa gramë kanabis dhe 3.600 euro.

28 Shtator 2026, 13:02 Nga E.d
"Në Shqipëri merrja 450 euro në muaj, këtu fitoj 200
Foto ilustruse

FRANCA- Autoritetet franceze kanë dënuar me nga një vit burg dy të ri jë shqiptarë të cilët kishin lënë punën e tyre si kamerierë në Shqipëri për të shitur drogë në Francë. Ata u zbuluan gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, të marrë me qira përmes platformës Airbnb, efektivët gjetën disa gramë kanabis dhe 3.600 euro. Mediat franceze shkruajnë se ata kishin dhënë dorëheqjen nga puna e tyre si kamerierë në vendin e tyre, ku paguheshin 450 euro në muaj, për të nisur veprimtarinë e shtijes së lëndëve narkotike.

 “E lashë punën time në Shqipëri sepse, duke fituar shumë më tepër para këtu, do të mund ta ndihmoja më shumë familjen time”, deklaroi njëri prej tyre. 

Duke vlerësuar se ata kishin rënë pre e tundimit për fitim të shpejtë, pa u shqetësuar për pasojat shëndetësore të veprimtarisë së tyre të paligjshme mbi përdoruesit lokalë të drogës, prokurorja Constance Mellier kërkoi tetë muaj burg për secilin prej dy të akuzuarve. Të mbrojtur nga avokatet Isabelle Rey dhe Caroline Fouache, në fund ata u dënuan me një vit burg, shoqëruar me një gjobë prej 1.000 eurosh dhe me ndalim të përhershëm të territorit francez.

Artikulli i plotë:

Të dënuar me një vit burg efektiv nga Gjykata e Albertville në Francë, dy të rinj shqiptarë kishin lënë punën e tyre si kamerierë në Shqipëri për të shitur drogë në Francë. Me rastin e një kontrolli të thjeshtë rrugor, më 20 shtator në Moutiers, brigada e motorizuar e xhandarmërisë së Albertville sekuestroi rreth njëqind gramë rrëshirë kanabisi në një automjet të drejtuar nga një person me origjinë shqiptare. Gjatë kontrollit të banesës së tij, të marrë me qira përmes platformës Airbnb, efektivët gjetën disa gramë kanabis dhe 3.600 euro në para cash.

Po atë ditë, një shtetas tjetër me origjinë nga i njëjti vend, i cili banonte në të njëjtën banesë, u arrestua me qese të vogla me kokainë dhe disa qindra euro në prerje të vogla. Ashtu si shumë shitës droge shqiptarë të arrestuar para tyre, dy të rinjtë madhorë, 20 dhe 21 vjeç, Erji Kukag dhe Aurel Hoti, pranuan menjëherë se kishin ardhur në Tarentaise për të shitur lëndë narkotike në emër të një drejtuesi të rrjetit, me bazë në Shqipëri.

Të paguar 200 euro në ditë për “punën” e tyre, e cila duhej të zgjaste vetëm tre muaj, dy personat e nivelit të ulët të rrjetit kishin dhënë dorëheqjen nga puna e tyre si kamerierë në vendin e tyre, ku paguheshin 450 euro në muaj.

“E lashë punën time në Shqipëri sepse, duke fituar shumë më tepër para këtu, do të mund ta ndihmoja më shumë familjen time”, deklaroi thjesht njëri prej tyre gjatë gjykimit të menjëhershëm, të enjten më 24 shtator, përpara Gjykatës Penale të Albertville-s, të kryesuar nga Cédric Mestre.

Duke vlerësuar se të pandehurit kishin rënë pre e tundimit për fitim të shpejtë, pa u shqetësuar për pasojat shëndetësore të veprimtarisë së tyre të paligjshme mbi përdoruesit lokalë të drogës, prokurorja Constance Mellier kërkoi tetë muaj burg për secilin prej dy të akuzuarve. Të mbrojtur nga avokatet Isabelle Rey dhe Caroline Fouache, këta të fundit u dënuan me një vit burg, shoqëruar me një gjobë prej 1.000 eurosh dhe me ndalim të përhershëm të territorit francez./Dosja.al

franca shqiptare policia

Sondazh

Poll

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara