Banori në Vlorë: Bojlerët në tarraca po na fusin ujin brenda shtëpive

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.09.2026, 13:09

Një tjetër shqetësim vjen nga Vlora, këtë herë nga banorët që jetojnë në katet e fundit të pallateve dhe që përballen me rrjedhje uji brenda banesave.

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e banesës së tij, e cila sipas tij është dëmtuar rëndë nga depërtimi i ujit përmes soletës. Ai pretendon se një prej shkaqeve kryesore janë bojlerët e vendosur në tarracat e pallateve dhe instalimet e tyre, ndërsa uji përfundon brenda apartamenteve.

“Mos prisni kur të fillojnë shirat, o sot, o kurrë”, është apeli i tij për banorët e kateve të fundit, duke kërkuar që të merren masa para se situata të përkeqësohet.

Sipas denoncuesit, banesa e tij aktualisht është jashtë funksionit, ndërsa problemi, pavarësisht se është denoncuar edhe më herët, vijon të mbetet pa zgjidhje.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me një apartament. Banorët e kateve të fundit në pallate të ndryshme përballen shpesh me probleme të hidroizolimit, rrjedhje dhe dëmtime të tavanit, veçanërisht gjatë reshjeve.

Në vend që të pritet momenti kur shirat të kthejnë banesat në kova uji, nevojitet kontrolli dhe mirëmbajtja e tarracave, hidroizolimit dhe instalimeve përpara se dëmet të bëhen edhe më të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit