Katër nga 21 serbët që gjykohen në mungesë raportohen të vdekur

Katër nga 21 personat e akuzuar për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99 raportohet se kanë vdekur. Megjithatë, deri tani nuk është paraqitur asnjë dokument zyrtar që e vërteton këtë për gjykimin që po zhvillohet në mungesë.

Të lidhura

None found

Në seancën fillestare, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Atdhe Dema, bëri të ditur se katër të akuzuar figurojnë të vdekur, por nuk ua përmendi emrat. Ai njoftoi gjithashtu se hetimi ndaj të dyshuarve për krime lufte kishte zgjatur tre vjet para se çështja të dërgohej në gjykatë.

Dema: Katër të akuzuar figurojnë të vdekur

“Pas tre vitesh hetime, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë përmbajtjen për shqyrtimin gjyqësor në mungesë. Për katër prej tyre figuron se kanë ndërruar jetë, por deri më sot nuk kemi marrë dokument zyrtar nga institucionet kompetente”, deklaroi Dema.

Nga 21 avokatët e caktuar kryesisht për mbrojtjen e të akuzuarve, 20 mbështetën vazhdimin e seancës në mungesë. Përjashtim bëri avokati Shkumbin Asllani, i cili kërkoi që klienti i tij të njoftohej për shqyrtimin gjyqësor.

Asllani: Të mbrojturit tim duhet t’i bëhet njoftimi për shqyrtimin gjyqësor

“Pavarësisht veprimeve të prokurorisë lidhur me sigurimin e të pandehurve, duhet të verifikoj nëse janë plotësuar të gjitha kushtet e nenit 303, konkretisht nëse janë përmbushur detyrimet për njoftimin efektiv të të mbrojturit tim për shqyrtimin gjyqësor”, tha Asllani.

Kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, deklaroi se gjykata kishte shteruar përpjekjet ligjore për të siguruar praninë e të akuzuarve. Meqë kjo nuk ishte arritur, gjykata kishte vlerësuar se procesi mund të vazhdonte në mungesë.

Bytyqi shtoi se, sipas vlerësimit të gjykatës, ishin bërë përpjekje të mjaftueshme për gjetjen dhe sigurimin e të pandehurve.

Bytyqi: Nuk kemi të dhëna për vendndodhjen e të akuzuarve

“Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve të dorëzohen, por deri tani nuk kemi marrë nga policia asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se bëhet fjalë për vepër penale të krimeve të luftës”, u shpreh ajo.

Seanca nisi një orë më vonë se orari i planifikuar. Për vonesën, avokatja Albana Zogiani u gjobit me një mijë euro.

Bytyqi: Avokatja që u vonua gjobitet me 1 mijë euro

“Në përputhje me dispozitat e Kodit Penal, gjykata vendos t’i shqiptojë avokates Albana Zogiani gjobë prej 1000 eurosh për vonesën në seancë, ndonëse ishte njoftuar se ajo do të vazhdonte në orën 9:30. Ajo mbërriti në orën 10:30”, tha gjyqtarja.

Prokuroria Speciale akuzon 21 personat se, nga janari deri në qershor të vitit 1999, gjatë konfliktit të armatosur dhe luftës në Kosovë, ushtruan autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre.

Sipas aktakuzës, ata kishin në dispozicion raporte operative dhe komunikime të brendshme, si dhe ndodheshin në zona ku mund të merrnin dijeni për veprimet e forcave nën komandën apo kontrollin e tyre. Këto veprime përfshinin shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave për arsye etnike, si dhe sulme të armatosura ndaj fshatrave e qyteteve me popullsi civile shqiptare, me synimin për t’i zhvendosur me forcë.

Aktakuza thotë se veprimet përfunduan me organizimin e kolonave të civilëve shqiptarë, të cilët u dëbuan nga Kosova drejt kufijve të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të dëbuarve, sipas dokumentit, ishte rreth 862,979.

Prokuroria pretendon se të pandehurit nuk morën masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencën dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar këto veprime, për t’i ndalur autorët apo për t’ua raportuar shkeljet autoriteteve përkatëse. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile.

Të akuzuarit janë Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavljeviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Ljubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Ljubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Millovan Kovaçeviq.


Shtuar më 28.09.2026 13:19

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet