TVSH-ja për naftën mbetet 10% deri më 12 tetor 2026

Norma e TVSH-së për naftën do të vijojë të jetë 10 për qind, kundrejt normës së zakonshme prej 18 për qind, deri më 12 tetor 2026. Qeveria ka vendosur ta zgjasë zbatimin e kësaj mase.

Të lidhura

None found

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, bëri të ditur se ulja synon të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të zbusë ndikimin e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare.

“Duke e vazhduar këtë masë, ndikojmë drejtpërdrejt te çmimet me pakicë të karburanteve dhe pengojmë që presionet e jashtme të çmimeve të barten te produktet dhe shërbimet e tjera”, u shpreh Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se Qeveria po vëzhgon ecurinë e tregjeve ndërkombëtare dhe ndërhyn me masa kur e sheh të nevojshme, për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë vendase.

Kur të përfundojë afati më 12 tetor, do të shqyrtohet nëse masa duhet të zgjatet sërish.

Ministria e Financave sqaron se norma e përgjithshme e TVSH-së është 18 për qind, ndërsa për energjentët zbatohet norma e reduktuar prej 10 për qind, në kuadër të rregullimit tatimor.


Shtuar më 28.09.2026 13:23

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet