Një 70-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë nga virusi i Nilit Perëndimor, duke u bërë viktima e dhjetë në Maqedoni.
Të lidhura
None found
Pacienti vdiq gjatë fundjavës në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku stafi mjekësor ishte përpjekur ta mbante në jetë për më shumë se një muaj. Lajmin e bëri të ditur sot, në një konferencë për shtyp, drejtori i klinikës, Fadil Cana.
Në vend janë raportuar deri tani gjithsej 70 raste të infektimit me këtë virus.
Mes dhjetë pacientëve që kanë humbur jetën, nëntë ishin nga Shkupi dhe një nga Kumanova. Shumica ishin të moshuar dhe vuanin nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
