Taulant Balla
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të dy të rinjve, të cilët kanë përdorur emrin e tij dhe i kanë kërkuar 100 mijë euro kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Përmes një reagimi në Facebook, Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen dhe ka bërë thirrje për kujdes nga mashtrimet online.
“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco,” shkruan Balla.
Sondazh
Poll

