Avokati Alban Duraj ka reaguar publikisht lidhur me intervistat dhe deklaratat e tij të fundit për rastin e Bleona Matës, pas disa pretendimeve dhe aludimeve të bëra gjatë javës së fundit.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Duraj sqaron se deklarimet e tij janë bazuar në informacionet dhe qëndrimet e përcjella nga nëna e Bleona Matës, Bukurie Mata. Ai ndalet edhe te komunikimet që, sipas tij, ka pasur me të më 25 qershor 2026, përpara, gjatë dhe pas emisionit “Kohë Reale” në RTSH.
Avokati thekson gjithashtu se titujt apo fragmentet e shkëputura nga intervistat nuk janë formuluar prej tij dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht tërësinë e deklarimeve të bëra.
Më poshtë, statusi i plotë i Alban Durajt:
⚖️ SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
🔹 Në lidhje me disa pretendime dhe aludime të bëra gjatë javës së fundit, lidhur me intervistat e mia dhe deklarimet e bëra prej meje për rastin e Bleona Matës, e konsideroj të nevojshme të bëj këtë sqarim publik.
🔹 SË PARI – LIDHUR ME INTERVISTAT
Në të gjitha intervistat ku kam qenë i ftuar, si edhe në emisionin “Breaking” në Top News, deklarimet e mia kanë qenë të bazuara në informacionin dhe deklarimet e përcjella nga nëna e Bleona Matës, znj. Bukurie Mata.
🔹 SË DYTI – KOMUNIKIMI I DATËS 25 QERSHOR 2026
Më 25 qershor 2026, gjatë pasdites në emisionin “Kohë Reale” në RTSH, kam komunikuar me znj. Bukurie Mata në momente të ndryshme:
• përpara nisjes së emisionit;
• gjatë transmetimit;
• gjatë intervaleve të reklamave;
• pas përfundimit të emisionit.
🔹 SË TRETI – PËRMBAJTJA E DEKLARIMEVE
Ajo që kam deklaruar në intervistat e mia ka qenë në përputhje me informacionin dhe deklarimet e përcjella nga vetë znj. Bukurie Mata në komunikimet që kemi pasur.
Këto rrethana mund të verifikohen përmes materialeve filmike dhe komunikimeve përkatëse.
🔹 SË KATËRT – TITULLT DHE FRAGMENTET E SHKËPUTURA
Titujt, përmbledhjet apo formulimet e shkëputura nga konteksti i plotë i intervistave të mia nuk janë bërë nga ana ime dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht atë që kam deklaruar në tërësi.
Për këtë arsye, i ftoj të gjithë të interesuarit që të ndjekin intervistat e plota dhe materialin filmik, në mënyrë që secili të mund të krijojë një qëndrim mbi bazën e deklarimeve të plota dhe jo të fragmenteve të shkëputura.
🔹 VIDEOJA DHE VERIFIKIMI
Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni dhe të verifikoni drejtpërdrejt deklarimet për të cilat bëhet fjalë.
🔹 QËLLIMI I KËTIJ SQARIMI
Ky sqarim bëhet me qëllim saktësimin e fakteve, transparencën dhe shmangien e çdo keqinterpretimi të mëtejshëm lidhur me deklarimet e mia.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe vëmendjen.
Av. Alban Duraj

