Elsa Pataky ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në Maldive, ku është shfaqur në superformë me bikini.
Aktorja 50-vjeçare publikoi në rrjetet sociale një seri fotografish nga udhëtimi tropikal, ku pozon pranë detit me bikini me pika dhe veshje të lehta verore.
Fotot e saj kanë tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë vlerësuar formën fizike të aktores dhe stilin e saj të relaksuar gjatë pushimeve.
Elsa Pataky, e njohur edhe për rolet e saj në disa filma të suksesshëm hollivudianë, ka qenë shpesh në qendër të mediave për stilin e jetesës dhe aktivitetet që ndan në rrjetet sociale.
Aktorja po kalon disa ditë pushimi në Maldive, një prej destinacioneve më të preferuara të personazheve të njohur.
Lini një Përgjigje