Kuvendi miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së, Haxhiu: E vërteta nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas saj, lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi. Ajo shtoi se kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.
Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike.
“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë lidhur me Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit dhe krimeve të rënda të Serbisë, në një kohë kur populli ynë vritej, dëbohej dhe përndiqej nga shtëpitë e veta. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara, përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të paraqitur drejtësisht para botës luftën e popullit tonë për liri.
Rruga drejt drejtësisë vazhdon përmes procesit të apelit. Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, shkruan ajo.
Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë vendimin e padrejtë
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në rend dite votimi i deklaratës për Gjykatën Speciale
Nëna simbol i dhimbjes së Kosovës në protestë, Ferdonije Qerkezi në mbështetje të krerëve të UÇK-së
- 14:21 Arrestohet mësuesi në Lushnje, ngacmoi me mesazhe nxënësen e mitur
- 14:15 Zbulohen 6 lokale me baste pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 8 persona
- 14:06 Ministri izraelit, komandantit të Hamasit: Do të të ekzekutoj
- 14:05 Zelensky: Më shumë se 10,600 trupa ruse të vrarë dhe të plagosur brenda një jave, përparime në Lyman
- 14:00 Polonia dhe Lituania, plan evakuimi për civilët në rast lufte
- 13:59 Persona të panjohur vandalizuan grafitet e Franco Baresi-t në Milano