Zjarr i madh në Memëlisht, rrezikohet zona pyjore
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët...
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët...
Për të tretën herë banorët e Burimasit kanë dalë në protestë, duke bllokuar rrugën e fshatit dhe duke penguar mjetet e rënda të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime që kanë shkuar për të vijuar punimet.
Banorët kundërshtojnë projektin për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë, pasi, sipas tyre, linja e re parashikon marrjen e ujit nga burimi që aktualisht furnizon Burimasin. Banorët thonë se ky burim është siguruar pas një investimi privat dhe se prej rreth tri vitesh fshati ka furnizim me ujë.

Ata kërkojnë që për Zvezdën të gjendet një burim tjetër, ndërsa shprehen të vendosur të mos lejojnë cenimin e furnizimit të tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa një prej banorëve nuk është ndier mirë gjatë protestës.
“Jam banor i fshatit Zvezdë. Për këtë problem është bërë dy-tri herë kjo çështje dhe nuk kemi marrë një zgjidhje. Pse duhet të marrim ujin e Gollobërdës e ta çojmë në Zvezdë? Pse nuk vjen drejtori, të vijë ta shikojë njëherë në Zvezdë? Çfarë punime janë bërë, pse nuk ka ardhur njëherë? Kaq fonde nuk ka Ujësjellësi i Korçës të hapë një pus ose dy puse? Ne nuk e pranojmë asnjëherë këtë. Ne si fshat nuk do ta pranojmë. Investimi është 800 milionë lekë të vjetër dhe ujë nuk ka. Janë bërë dy-tri protesta në Zvezdë dhe nuk është vënë ujë në zjarr fare. Tani duan të na gënjejnë, të marrin ujin nga Gollobërda dhe ta sjellin në Zvezdë. Përse? Sa për të mbyllur sytë e Zvezdës. Ne kemi pritur 30 vjet, presim edhe një vit, dy, tri, nuk e kemi problem. Le ta zgjedhin, ta nisin nga e para, të bëjnë një pus, dy, tre. Zvezda është mbi ujë. Nuk do t’i bashkohemi kësaj zgjidhjeje dhe nuk do ta lejojmë të marrin ujin e Gollobërdës. Këtë kërkojmë ne. Të vijë të hapë pusin në Zvezdë.”
Banorët e Burimasit thonë se furnizimi me ujë ka qenë një problem i trashëguar prej dekadash dhe se vetëm vitet e fundit situata është përmirësuar.
Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin aktual dhe thonë se nuk mund të pranojnë që zgjidhja e problemit të një tjetër fshati të sjellë mungesë uji për ta.

“Kemi vuajtur 40 e ca vjet për ujë. Ne e dimë se sa kemi vuajtur për ujë. U hap ky pusi, na ndihmuan këta të gurores. Jo se na ndihmuan ata, se ne kemi ngrënë tym sa janë tërë njerëzit të sëmurë, tërë të sëmurë. Plus që këtu kanë mbetur pleq.
Çfarë kërkojnë me këtë ujë? Këtë nuk na e dha bashkia, as komuna, asnjë njeri nuk na e dha këtë ujë. Këtë na e dha Favina. Makineritë para dy javëve erdhën këtu me policë, me të tëra. ‘O burra, ikni’, thoshte policia. Edhe na ka bërë përshtypje, se nuk flitet në atë mënyrë. Po ne rezistuam, prapë do rezistojmë dhe këtë ta harrojnë, atë ujë nuk do ta marrin. Ajo inxhinierja thotë: ‘Ikni ju në punë, unë do bëj punën time, unë do ta lidh’. Përse duhet të ketë ardhur këtu ajo? I ka bërë ndonjë projekt ajo këtij fshati me një pus që na hapi Favina ne? Çfarë kërkon ajo këtu? Do ujë nga Mançurishti? Në rregull, ne dakord jemi dhe le ta marrin ujin, meqë e kanë në Mançurisht, të shtrijë linjën, ta marrë. Mos ngatërrohen me ne. Boll.”
Përplasjet janë përsëritur edhe gjatë kësaj proteste. Banorët kanë qëndruar në rrugë, duke penguar mjetet që do të kryenin punimet, ndërsa pretendojnë se autoritetet kanë tentuar të ndërhyjnë në mungesë të tyre, kur pjesa më e madhe e banorëve ndodhen në punë për shkak të sezonit të vjeljes së mollëve.

“Është e treta herë që po vijnë me polici dhe ne i kemi zmbrapsur. I kemi zmbrapsur. Ne nuk do të ngremë hunjtë të vritemi me vëllezërit tanë. Këta përsëri të njëjtin avaz, ruajnë ditët që ne nuk jemi. Sot jemi të gjithë ne në punë, ikën të gjithë nga puna se filloi vjelja e mollës. Këta kanë ardhur këtu dhe do të na e lidhin ujin. Siç e shikoni, ja ku është gropa. Të moshuarit janë aty dhe nuk lëvizin që aty. Pa u bërë viktimë njëri ose dy, ose tre, ose katër, nuk mund ta marrin dot ujin këta. Drejtori nuk na vjen. Drejtori dërgon vetëm mashat e tij. Dërgon njerëzit e tij dhe të nxjerrë thëngjillin me mashën e tjetrit. Drejtori nuk vjen. Të vijë drejtori këtu me kryepleqësinë, ta bisedojnë dhe pastaj le të vendosin si duhet bërë. Për të vetmen arsye se ne jemi rreth 200 shtëpi, Zvezda është 400-500. Tani ose do futemi në sherr me Zvezdën, ose s’do kemi ujë. Se një ditë do kalojë nga Zvezda, një ditë do kalojë nga ne. Dhe ikën ajo që quhet 24 orë, që këta e kanë detyrim ligjor për të na dhënë 24 orë ujin. Ne kemi një kërkesë përfundimtare. Në qoftë se këta janë të zotët, bashkia, kryetari i bashkisë, Drejtoria e Ujësjellësit, të shikojnë çfarë ka atje lart, guroret, çfarë është bërë. Ata na kanë shpërblyer me një pus, na gënjejnë, s’ka gjë, ne e pranuam. Na gënjejnë me një pus, s’kishte ujë, na nxorën një pus dhe e hoqën për momentin. Në qoftë se këta zhvendosin të dyja guroret siç janë atje, për 24 orë ujin e fshatit ta marrin, po le t’i marrin edhe çfarë t’u dojë qejfi nga ne. Ne do jemi aq të zotë pastaj, do hapim pus vetë. Do mblidhemi bashkërisht të gjithë, do hapim pusin, do nxjerrim ujin tjetër. Ky është kushti ynë përfundimtar. Në qoftë se i heqin, i zhvendosin guroret që janë atje, që mushkëritë tona janë bërë copë, shtëpitë tona kanë dalë jashtë përdorimit, ne jemi dakord. Në të kundërt, ne nuk i lëmë.”
Edhe banorët më të vjetër të fshatit thonë se nuk janë kundër furnizimit me ujë të Zvezdës, por kundërshtojnë përdorimin e burimit që sot furnizon Burimasin. Ata kujtojnë periudhën kur banorët siguronin ujë me vështirësi dhe thonë se nuk duan të rikthehen në atë situatë.
“Unë jam 83 vjeç dhe e di se çfarë kam hequr për punën e ujit. Vinim te një çezmë e plepit dhe atje llogarite të vejë një fshat i tërë. Ajo rridhte si një pikë dhe ne rrinim në radhë për të mbushur ujë vetëm për të pirë. Po këto tri vite kemi që furnizohemi me ujë dhe ne e dimë që jemi të kënaqur me këtë. Punën e bëri kush e bëri, e bëri privati, nuk e bëri shteti. Se po ta bënte shteti, atëherë ishim të detyruar neve. E shikoni çfarë populli është ky? Po rri i qetë se kërkon të drejtën e tij. Aman, të vish ti si puna e atyre, të hapësh pa dijeninë e fshatarëve, pa dijeninë e kryeplakut, kjo nuk shkon. Prandaj ne jemi aq të indinjuar si fshat. Kanë punuar në Zvezdë, kanë hapur puset në Zvezdë. Vallë nuk kanë hapur në nivelin e këtushëm? Të gjitha ato janë, paratë i kanë marrë. Këto janë të thëna nga fshatarët e Zvezdës që i marrin paratë. Tani për të hedhur atë, si të thuash, duan të lidhen me fshatin tonë. Nuk jemi dakord. Si të jem dakord unë të marr kafshoren time dhe ta jap ty? Nuk jam dakord unë, po të kishte mjaftueshëm, po.”

Përballë kundërshtimit të banorëve, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime jep një tjetër version për mënyrën se si është konceptuar projekti. Sipas drejtorisë së ujësjellësit, Burimasi nuk do të mbetet pa ujë, pasi furnizohet nga dy burime, ndërsa projekti për Zvezdën lidhet me volumin e ujit të parashikuar më herët për fshatin Orman.
“Unë do të shpjegoj skemën fillimisht si ka qenë projekti që u bë dhe investimi në fshatin Zvezdë. Fshati Burimas merr nga dy burime furnizimi ujin. Nga pusi që është në territorin e fshatit merr ujë dhe nga stacioni i pompave në fshatin Mançurisht, që ndodhet në Bashkinë Devoll. Pra, është skemë rajonale, nuk është skemë vetëm me një fshat. Depoja e fshatit Burimas, me volum 200 metra kub, është projektuar që të furnizojë fshatin Burimas dhe fshatin Orman. Fshati Orman u zgjidh nga një investim që u bë para pesë vitesh nga Ministria e Infrastrukturës dhe për momentin ky volum uji që ishte projektuar për Ormanin është menduar të furnizojë fshatin Zvezdë. Pra kjo është çështja. Konflikti kryesor është që fshati Burimas nuk lejon ujësjellësin që të lidhë tubacionin ekzistues të fshatit Orman me tubacionin e sapoinvestuar për fshatin Zvezdë. Ne si kompani rajonale jemi formuar në vitin 2023, në janar, dhe çfarë kanë qenë asetet, burimet e furnizimit, pus-shpimet, i kemi marrë në mirëmbajtje. Me mirëmbajtje do të thotë që i riparojmë, i bëjmë këto puse. Edhe pusin e kemi gjetur të ndërtuar dhe e shfrytëzojmë për fshatin Burimas. Është llogaritur dhe është teknikisht e mundur që fshati Burimas të ketë 24 orë ujë, si para investimit, ashtu edhe pas investimit. Nuk do të ketë ndikim në furnizim, absolutisht.”

Banorët e Burimasit vijojnë të kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë që Zvezda të furnizohet nga një tjetër burim, ndërsa Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime këmbëngul se skema e parashikuar nuk do të ndikojë në furnizimin e Burimasit.
Përplasja ka mbetur pa një zgjidhje, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse punimet për lidhjen e linjës vazhdojnë. Mësohet se në përfundim të protestës, policia ka shoqëruar tre persona në komisariatin e Maliqit për shkak të pengimit dhe kundërshtimit të bërë ndaj policisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera shtetërore./ CNA
Gazetari Arsen Rusta ka zbuluar të tjera skandale në lidhj...
Propozimi për Reformën Territoriale u depozitua në Kuvend ...
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe emigracioni i paligjshëm...
Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhë...
Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, në fjalën e s...
Këtë të hënë po mbahet në Tiranë Konferenca Ndërparlamenta...
Kryeministria u është përgjigjur me e-mail gjyqtarëve dhe ...
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur këtë të hënë ...
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kanë r...
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur këtë të hënë ...
Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian n...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 120-të kundër q...
Aksi Elbasan-Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga n...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi i është përgjigjur kr...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston asnjë p...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga Aeroporti i Ri...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një reagim me...
Kryeministri Edi Rama para pak çastesh ka mbërritur në aer...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mësues u vu në pranga pasi u zbulua se ka ngacmuar sek...
Monitorimi në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...