Tentuan t'i marrin 100 mijë € kreut të FSHF, dy në pranga. Florian Gjergji në qendër të skemës

Nga Igli Çelmeta
28 Shtator 2026, 14:38 | Kronikë

Edhe pse prej kohësh në kërkim ndërkombëtar Florian Gjergji vijon nga arratia aktivitetin e tij të mashtrimit duke i zhvatur para personazheve publikë dhe të biznesit. Rasti i fundit është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku dy të rinj të dyshuar si pjesë e grupit të 43-vjeçarit tentuan të bënin pre të tyre kreun e FSHF, Armand Duka.

Për t'i bërë pjesë të skemës, gjergji ka koordinuar gjithccka nga distanca. Fillimisht mësohet se ka kontaktuar në aplikacionin “signal” kreun e federatës duke iu prezantuar si një prej drejtuesve të lartë të PS, shkruan A2 CNN. Në mesazh i ka kërkuar 100 mijë euro në bitcoin ndërsa vetë Duka duket se ka vijuar lojën. Pasi ka njoftuar policinë, në përgjigje i ka kërkuar të komunikojë me djemtë e tij ndërsa gjergji për marrjen e shumës angazhoi dy të rinjtë Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç.

Situatën më tej e morën në dorë forcat e rendit ku një agjent i infiltruar i policisë, iu prezantua si djali i Armando Dukës ndërsa në biseda u deklaroi se do tua jepte shumën në cash dhe jo në kriptomonedha. Dorëzimi u organizua për t'u bërë në Elbasan ndërsa dy të rinjtë u ndaluan në flagrancë në momentin që do të merrnin shumën monetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos